Receta e Cekës: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI

Receta e Cekës: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI

PËRBËRËSIT: 300 gr. bishta karkalecash, 4-5 karkaleca të tërë për zbukurim, 1 mollë, 1 flegër pjepër, 1 spec, 1 lugë pure domatesh, disa fletë selinoje, 2-3 lugë ajkë, majonezë, lëng limoni ose uthull, disa fletë sallatë endivi, kripë, piper, specall. Tundet ajka dhe përzihet me majonezë. Shtohet domatja, piperi dhe lëngu i limonit. Nga fruti i mollës dhe pjeprit nxirren me lugë speciale forma goglash. Speci dhe selinoja priten imët dhe i shtohen pemëve. Në masë hidhen edhe karkalecat eshkrirë, kripë dhe gjysma e majonezës së përzier. Masa përzihet me kujdes. Sallata e gjelbërt vendoset në enë akulli. Derdhet masa e përgaditur dhe mbulohet me majonezën e mbetur. Mbi hidhet pak specall. Karkalecat e tërë vendosen aty këtu, për t’a zbukuruar pjatën. Shërbehet në çast. 

(Kosova Sot)

9 orë e 5 minuta më parë
16/11/18