Receta e Cekës- Sallatë me mish viçi

  • 18 June 2018 - 11:24
Receta e Cekës- Sallatë me mish viçi

(VARIANT PËR PIJE TË FORTA ) PËRBËRËSIT: 250 gr mish viçi të zier, 1/4 e konservës shampinjone, 2-3 tranguj turshi, 1 qepë, 1/2 tubë majdanoz, uthull, vaj, kripë, piper, 1/2 lugë mustardë. Mishi pritet në pjesë të vogla, i shtohen shampinjonet e prera hollë duke mos ua humbur formën, trangujt e prerë në rrathë. Pasi përzihen këto, shtohen qepa, majdanozi i grirë hollë, uthulla, vaji, kripa, piperi dhe mustarda. Paragjella servohet mbi fletë sallate të gjelbër. 

(Kosova Sot)