Receta e Cekës: RAGU INDIAN

  • 21 June 2018 - 08:55
Receta e Cekës: RAGU INDIAN

PËRBËRËSIT: • 2 qepë, • 2 cpeca të gjelbërt, • 3 karota, • 300 gr. mish, • 300 gr kërpudha, • 3-4 lugë pure domatesh ose domate e kaluar në rende, • 1 filxh. k. oriz, • 100 gr vaj ulliri ose gjalpë, • kripë, specall, piper, majdanoz. Qepa e grirë në rrathë dhe hudhra fërgohen 5 min. Shtohet speci dhe mishi i prerë në kubik të vegjël për t’u fërguar me qepët. Pasi të jetë zbutur mishi, shtohen kërpudhat e prera në rrathë, specalli dhe domatja. Kësaj mase i shtohet orizi i zier 10 min. në ujë të njelmët dhe i shpërlarë me ujë të ftohtë. Ena mbulohet dhe në zjarrë të ulët ziejnë edhe 25 min. Hidhet majdanoz i grirë hollë dhe shërbehet si gjellë e vaçant ose me brumëra.

(Kosova Sot)