Receta e Cekës: Pashtetë me grurë të zier - si paragjellë - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: Pashtetë me grurë të zier - si paragjellë

Receta e Cekës: Pashtetë me grurë të zier - si paragjellë

PËRBËRËSIT:

1/2 kg grurë, 150 gr pashtetë mëlçie, 5 të kuq vezësh, piper të bardhë, arrë moskati, kripë. Gruri i pastruar lahet, vlon 1 orë, pastaj mbulohet me batanije. Pasi të qëndrojë tërë natën, zihet afro 3 orë në zjarr të ngadaltë. Pasi të zihet dhe ftohet, gruri bluhet në makinë mishi. Shtohen të verdhat e vezëve të ziera fortë dhe të shtypura. Shtohet pashteta dhe pastaj shtohen mëlmesat e tjera. Përzihet mirë, i jepet forma sipas dëshirës dhe futet në frigorifer për disa orë. Zbukurohet me prodhime mishi të tharë dhe perime të ndryshme. Kjo masë mund të zvogëlohet në mënyrë proporcionale. 

(Kosova Sot)

16 orë e 9 minuta më parë
16/11/18