Receta e Cekës - Reçel me dredhëza

  • 16 July 2018 - 10:32
Receta e Cekës - Reçel me dredhëza

PËRBËRËSIT: 1 kg dredhëza, 1 ¼ kg sheqer, 2 qeska limontoz, 1 limon. 

Dredhëzat e një madhësie lahen dhe kullohen mirë. Limontozi ulet në një gotë me ujë. Çdo dredhëz futet në limontoz dhe vendoset në supore porcelani. Mbi dredhëza hidhet lëngu i 1 limonit dhe disa herë shkundet ena, në mënyrë që dredhëzat të ulen mirë në lëngun e thartë. Në tenxhere ku do të zihet reçeli, rradhiten një rradhë dredhëza, hidhet sheqer, prap dredhëza, sheqer dhe kështu veprohet gjersa të hargjohen dredhëzat, të cilat duhet mbuluar me sheqer. Të nesërmen zihen në zjarr të fuqishëm. Gjatë zierjes, nuk largohet shkuma, prandaj ena ku zihen duhet të jetë ca më e madhe, në mënyrë që shkuma mos të derdhet gjatë gufimit, por kohë pas kohe rritet dhe ulet temp. e zjarrit. Reçeli zihet 30 min. largohet nga zjarri dhe tenxh. mbulohet me pecetë. Pas 20 min. pasi dredhëzat të lëshojnë lëngun, prap kthehet ena në zjarrë. Sa të marrin dy-tri valë dhe të largohet e tërë shkuma, dredhëzat largohen nga zjarri. Ena mbulohet me pecetë të lagur dhe reçeli i përgaditur në këtë mënyrë, derdhet në kavanoz të pastër pas 12 orë. Variant: Dredhëzat pastrohen, lahen, kullohen, ulen në limontoz dhe vendosen në sheqer si më lartë. Të nesërmen zihen 20 min. duke ua larguar shkumën Largohen dredhëzat me lugë të shpuar, kurse lëngu zihet edhe 20 min. gjersa të trashet. Dredhëzat kthehen në shurup të trashë, mbulohen me pecetë të lagur dhe qëndrojnë 12 orë, pastaj derdhen në kavonoz dhe vendosen në vend të ftohtë. 

(Kosova Sot)