Receta e Cekës- Tortë me dredhëza

  • 16 July 2018 - 10:49
Receta e Cekës- Tortë me dredhëza

PËRBËRËSIT: 8 vezë, tetë lugë sheqer, 8 lugë miell, 1 kg dredhëza, 1 krem të rrahur dredhëzash. Nxe

KREMI: 1 lit qumësht, 5 lugë miell, 6 lugë niseshte, 12 lugë sheqer, 2 sheqer vanileje, 1 margarinë e zbutur.
Nxehet furra në 170 gradë C. Tunden 8 të bardhat e vezëve me 8 lugë sheqer në shkumë të qëndrueshme. Shtohet mielli lugë-lugë duke e përzier me kujdes poshtë-lartë me lugë. Hidhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur ose të shtruar me letër. Futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur për afro 40 minuta. Mirë është të qëndrojë në furrë gjersa të ftohet. Pritet horizontalisht në tri pjesë. Tri kore mund të piqen edhe veçan. Në pjatë për tortë vendoset njëra kore. Lyhet me krem, mbi palosen dredhëzat e prera përgjysmë, e mbi dredhëza hidhet krem. Njëlloj veprohet edhe me dy koret e tjera. Mbi zbukurohet me krem të rrahur dredhëzash ose, në mungesë, hidhet sheqer pluhur. Kremi: Vlohet ¾ e litrit të qumështit, kurse me pjesën tjetër të qumështit ulet mielli, niseshtja dhe sheqeri. Kjo masë derdhet në qumësht të nxehtë, duke e përzier vazhdimisht me lugë ose mikser gjersa të trashet. Shtohet sheqeri vanilje, mbulohet me pecetë të lagur që të mos krijojë kore, përzihet kohë pas kohe. Margarina e zbutur tundet me mikser, pastaj shtohet në masën e kremit të ftohur. Tundet gjersa të fitohet një krem i njëllojtë. Torta mund të përgaditet edhe me kore të gatshme, por koret e përgaditura në shtëpi, kanë shije të veçant. 

(Kosova Sot)