Receta e Cekës - Perpeq i mirë
PËRBËRËSIT:
1 kg miell,
1 lugë vaj,
kripë,
200 gr. gjalpë.
MBUSHJA:
Sikurse e pites katullaqe.
Nga brumi i përgatitur sikurse për çdo pite, gatuhen 20-25 toptha. Ndahen dhe hollohen 4 petë të cilat piqen nga të dyja anët. Nga kuleçtë e tjerë përgatiten dy katmerë. Në tepsi të lyer me yndyrë, vihet njëri katmer i cili ngritet nga rrethi i tepsisë, sa për kurorë rrethi. Vihen dy petët e pjekura njëra mbi tjetrën duke i lyer me yndyrë. Hidhet mbushja e përgatitur, shtrihet mirë, e mbi të edhe dy petët e tjera të pjekura. Mbi petë hidhet katmeri i dytë, skajeve bashkohet me katmerin e parë, pastaj formohet kurora e hollë e rrethit të përpeqit. Mbi lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë në fillim me temperaturë 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet.
(Kosova Sot)