Receta e Cekes : BAKLLAVË ME PETË TË GATSHME

  • 18 July 2018 - 08:44
Receta e Cekes : BAKLLAVË ME PETË TË GATSHME
PËRBËRËSIT:
• 750 gr petë bakllave,
• 300 gr gjalpë. KREMI:
• 1 litër qumësht,
• 10 lugë supe grizë,
• 1/4 kg sheqer,
• 50 gr kakao,
• 300 gr arra të grimcuara,
• 200 gr rrush të terur.

PËR SHERBET:
• 2 kg sheqer,
• 4 gota ujë,
• lëngu i ½ limonit,
• 1 sheqer vanile.

Vlohet qumështi me sheqer. Duke e përzier shtohen grizi i ulur në pak qumësht të ftohtë, kakaoja, rrushi i terur dhe arrat. Masa ftohet. Në tepsi të lyer, palosen nga 4 petë duke i spërkatur me gjalpë. Peta e katërt lyhet me fill të ftohur dhe kështu veprohet gjersa të hargjohen petët dhe filli. Mbi palosen 4 petë të lyera me yndyrë. Bakllava pritet në formë delimash dhe lyhet me yndyrën e mbetur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Pasi të ftohet, bakllava përvëlohet me sherbet të nxehtë. Pasi të marrë valëm shërbeti vlon edhe 7 min. Largohet nga zjarri. Shtohet 1 filxhan i v. kafeje ujë i ftohtë dhe lëngu i gjysëm limonit. Përvëlohet duke e lagur mirë nga të gjitha anët. Mbulohet me tepsi ose folje gjersa të ftohet

(Kosova Sot)