Recete e Cekës: Perime të mbushura

  • 18 July 2018 - 09:24
Recete e Cekës: Perime të mbushura

PËRBËRËSIT:

 1/2 kg mish i bluar,
 4 speca për mbushje,
 4 domate madhësie mesatare,
 2 kungulleshka të njoma,
 2 patëllxhanë të vegjël,
 2 qepë,
 1 karotë,
 1 filxhan kafeje oriz gjysmë i zier në ujë të njelmët,
 1 gotë ajkë ose kos,
 majdanoz, kripë, piper,
 2 lugë gjalpë. 

Kungulleshkat dhe patëllxhanët priten për së gjati, pastrohen nga brendia dhe përgatiten për mbushje (patëllxhanët kripohen, kurse para mbushjes shpërlahen mirë). Njëlloj pastrohen dhe përgatiten për mbushje edhe perimet e tjera. Në yndyrë fërgohen gjersa të zverdhen qepët e prera imët. Shtohet karota e kaluar në rende, hidhen specall dhe mishi i bluar. Fërgohet pak në yndyrë me qepë, pastaj shtohen oriz gjysmë i zier, 2 lugë ajkë, kripë , piper, majdanoz i grirë hollë dhe mëlmesa sipas shijes. Me yçin e përgatitur mbushen perimet të cilat palosen në enë qelqi të lyer me yndyrë. Perimeve të mbushura u hidhet vegetë, pak ujë i nxehtë, mbulohet ena dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Mbulohen me majdanoz të grirë hollë dhe shërbehet me kos të trashë.  

(Kosova Sot)