Receta e Cekës: Rriska soje të skuqura - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: Rriska soje të skuqura

Receta e Cekës: Rriska soje të skuqura

 

PËRBËRËSIT:
 100 gr rriska soje,
 kripë, piper, fletë dafine,
 rigon,
 katrorka supe,
 miell, galetë,
 2 vezë, mustardë,
 kaçkavall. 

Në katër dcl ujë të valë me 1 katrorkë supe dhe mëlmesa, hidhen rriskat e sojës për t’u zier 10 minuta. Të kulluara mirë, ato kalohen në miell, vezë të tundura e galetë dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Bërxollat e skuqura lyhen pak me mustardë, majonezë, u hidhet kaçkavall i kaluar në rende dhe futen në furrë të nxehtë për 5 minuta. 

(Kosova Sot)

13 orë e 28 minuta më parë
19/08/18