Receta e Cekes:Qofte me kungulleshka

  • 17 September 2018 - 16:10
Receta e Cekes:Qofte me kungulleshka

PËRBËRËSIT:

400 gr kungulleshka të reja, 200-300 gr mish të bluar, 100 gr djathë të fortë e të yndyrshëm, 100 gr galetë, 2 vezë, majdanoz dhe fletë selinoje të grirë hollë, kripë, piper, vegetë, yndyrë për fërgim. Në masën e kungulleshkave të gërryera dhe të kaluara në rende (nëse kungulleshkat janë më të vjetra, ato qërohen, vlohen pak në ujë të njelmët, pastaj bluhen në makinë mishi), shtohen mishi i bluar, vezët, majdanozi dhe selinoja, gjysma e galetës, kripa, piperi, vegeta, në fund djathi i kaluar në rende. Nga masa e përzier mirë, me duar të lagura , bëhen qoftet. Qoftet kalohen në galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë nga të gjitha anët. Shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)