Receta e Cekës: SALLATË NGA PATATET

  • 19 September 2018 - 16:40
Receta e Cekës: SALLATË NGA PATATET
PËRBËRËSIT: 
• 1 kg patate,
• 1 kokë sallatë e gjelbër,
• 3 vezë,
• 100 gr bizele,
• 2 dcl ajkë të përzier me pak ujë,
• 2-3 lugë majonezë,
• 1 lugë e vogël mustardë,
• lëngu gjysmë limonit.

Patatet lahen, të paqëruara zihen në ujë të njelmët. Qërohen dhe priten në copa të vogla. Zihen vezët dhe priten në katrorë të vegjël ose në 8 pjesë. Sallata e gjelbër pritet imët, disa fletë lihen të tëra. Të gjithë përbërësit e prerë bashkohen me ajkë , majonezë, mustardë dhe lëng limoni. Përzihen me kujdesë, vendosen në fletë sallate dhe shërbehen me peshk ose mish të pjekur.

(Kosova Sot)