Receta e Cekës:PALËPETË ME PEMË OSE AKULLORE

  • 22 October 2018 - 09:01
Receta e Cekës:PALËPETË ME PEMË OSE AKULLORE

PËRBËRËSIT: • 10 palëpetë të përgatitura sipas brumit • bazë për palëpetë, • 1/2 kg pemë të ndryshme, • 150 gr sheqer, • 5 vezë, akullore me aromë vanileje, • 50 gr arra të bluara. Përzihen arrat me 100 gr sheqer. Me këtë masë mbushen dhe mbështillen palëpetët e pjekura. Palosen në enë qelqi ose tjetër të përshtatshme, kurse mbi u hidhet pjesa e tepruar e arrave me sheqer. Mbi hidhen pemët e prera imët dhe të përziera mirë (mollë, banane, kivi, rrush, ananas, pjeshkë etj. ). Vezët tunden me 50 gr sheqer dhe kjo masëh idhet mbi palëpetë-pemë. Ena futet në furrë të nxehtë për 3-4 minuta. Nga dy palëpetë në pjatë për person, zbukurohen me akullore dhe flegra pemësh të ndryshme. VARIANT: Në palpetë të përgaditura, vendosen 3 toptha akullore, mbështillen, mbi u hidhet çokollatë e shkrirë dhe shërbehen në çast.

(Kosova Sot)