RECETA E CEKES:KROFNE

  • 16 November 2018 - 08:21
RECETA E CEKES:KROFNE

PËRBËRËSIT:
1/2 lit. ujë i vakët,
1 qeskë maja e ardhur,
1 filxhan kafeje sheqer,
1 sheqer vanileje,
lëvore limoni e kaluar në rende,
1 lugë çaji kripë,
miell, vaj për fërgim,
sheqer pluhur.
Në masën e ujit, hidhen maja e ardhur, sheqeri, kripa,
vanilja, lëvorja e limonit dhe aq miell, sa të zinet një
brum i butë sikurse i bukës. Brumi lyhet me disa pike
vaji, mbulohet me pecetë dhe lehet të qëndrojë në temperaturë
ambienti disa orë, ose zinet në mbrëmje, për
t'u fërguar në mëngjes. Brumi i ardhur nuk ngjeshet,
shtrihet në dërrasë të përmillur, tëhollohet duke i hedhur
miell sa mos të ngjitet tëhollësa, palosen të katër
anët e brumit njëra mbi tjetrën dhe prap tëhollohet në
trashësi gishti. Krofnet nxirren me gotë, lehen edhe 20
min. për të ardhur dhe fërgohen në mjaft vaj të nxehtë
nga të dyja anët gjersa të skuqen. Kalohen në sheqer
pluhur dhe shërbehen.

(Kosova Sot)