Receta e Cekës: Patë e pjekur me perime

  • 24 December 2019 - 14:45
Receta e Cekës: Patë e pjekur me perime

PËRBËRËSIT:

• 1 patë madhësie afro 3 kg

• 2-3 qepë, • perime të ndryshme

 • sipas dëshirës 6 mollë më të vogla të tharta

 • 6 lugë djathë të ri të pakriposur

 • kripë, piper dhe mëlmesa sipas shijes.



Pata pastrohet, lahet, fshihet, kriposet brenda dhe jashtë, i hidhen piper dhe vegetë. Në enë ku do të piqet, hidhet ujë sa të mbulohet fundi i enës. Vihet pata me gjoks të kthyer nga poshtë. Pasi mbulohet ena me kapak, futet në furrë të ftohtë, pastaj kyçet furra në 200 gradë C për t’u pjekur 1 orë.

Ndërkohë qepët priten në fije të gjata. Mollëve u pritet pjesa nga bishti, pastrohen nga farat dhe mbushen me djathë. Ena me patë largohet nga furra, me kujdes kthehet pata në anën e kundërt, rreth saj hidhen qepët, perimet e ziera vendosen edhe mollët. Futet pata e zbuluar në furrë për t’u pjekur edhe një orë në temperaturë më të ulët. Kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes.

Sa të skuqet mirë, largohet nga furra dhe, nëse ena në të cilën është pjekur është e përshtatshme, servohet në të njëjtën enë.

(Kosova Sot Online)