Gjërat e shkëlqyeshme që ju ndodhin nëse rregullisht konsumoni mjaltë dhe qumësht

  • 24 May 2016 - 08:19
Gjërat e shkëlqyeshme që ju ndodhin nëse rregullisht konsumoni mjaltë dhe qumësht

Kombinimi i mjaltit dhe qumështit që moti përdoret si në ushqim, por po ashtu edhe në kozmetikë. Këto janë disa nga dobitë e konsumimit të rregullt të mjaltit me qumësht,raporton Gazeta Kosova Sot

GJUMË MË TË MIRË Sasitë e mëdha të sheqerit mund t'ju mbajnë zgjuar dhe nervozë, por një sasie vogël e glukozës i ndihmon trurit tuaj ta pakësojë aktivitetin e trurit dhe sekretimin e hormoneve, që është i dedikuar t'ju mbajë zgjuar.

ENERGJI DHE PËRQENDRIM Pini një gotë qumësht bademi me dy lugë mjaltë, për çdo mëngjes. Kështu do ta keni energjinë që ju mban të zgjuar gjatë ditës. Qumështi i lopës njihet se përmban vitamina dhe minerale, por ai i bademit konsiderohet shumë më cilësor.

NGADALËSON PLAKJEN Hulumtuesit kanë treguar se mjalti dhe qumështi i bademit kanë efekte pozitive për shëndetin në përgjithësi, jo vetëm për lëkurë. Në kohët e lashta këtë kombinim e kanë konsideruar si eliksir të rinisë, dhe e kanë përdorur për lyerje të trupit.

RREGULLON TRETJEN Qumështi me mjaltë është shumë i dobishëm në tretje. Pini një gotë të këtij lëngut dhe zbuteni kapsllëkun, fryrjet dhe telashet me zorrët. 

(Kosova Sot)