Të gjithë po flasin për lëngun që shkrin dhjamin dhe kilogramët

  • 24 May 2016 - 08:20
Të gjithë po flasin për lëngun që shkrin dhjamin dhe kilogramët

Nutricistët këshillojnë që lëngjet e tilla t'i pini në lukth të zbrazët, herët në mëngjes, sepse kanë efektin e fortë. Atëherë, lëngu me tre përbërës tashmë pothuajse ka çmendur internetin, raporton Gazeta Kosova  Sot

Për lëngun që shkrin dhjamin dhe kilogramët, që përshpejton dhe metabolizmin ju nevojiten vetëm çaj të gjelbër, gjethe të dafinës dhe kanellë. Këta përbërës njihen për luftën kundër kilogramëve edhe kur përdoren ndaras, e konsiderohet që vetitë e forta shëruese i japin kur janë të kombinuara.

Përgatitja: Vloni 800 ml ujë, e aty shtoni tri gjethe të dafinës, më pas një shkop kanelle ose gjysmë lugë kanellë pluhur dhe aty shtoni dhe një lugë çaj të gjelbër. E lini të qëndrojë për rreth 15 minuta, e procedoni dhe lëngu është i gatshëm. Një lëng si ky ta pini në mëngjes, para kafjallit dhe para kafesë së mëngjesit, gotën tjetër e pini pas kafjallit e tjetrën para gjumit. Pos kësaj, për rezultate më të mira, hiqni ëmbëlsirat nga menyja dhe ushtroni kohë pas kohe. 

(Kosova Sot)