Simptomat,që tregojnë sulm të qetë në zemër

  • 25 May 2016 - 20:35
Simptomat,që tregojnë sulm të qetë në zemër

Me kujdes dëgjoni trupin tuaj dhe çfarë domethënie kanë shenjat që jua dërgon. Sepse, trupi shpesh ju paralajmëron për ndonjë problem serioz, por njerëzit i injorojnë. Shumica e njerëzve nuk njeh simptomat e para të sulmit në zemër, por jua përshkruan ftohjet,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët theksojnë se 45 për qind e atyre, që kanë përjetuar sulmin në zemër, në shumicën e rasteve mendojnë se bëhet fjalë për shtrëngimin e një muskulit ose problemet me tretjen. Simptoma të tjera përfshijnë lodhje të pashpjegueshme dhe parehati në pjesën e sipërme të shpinës. Studimi i publikuar në revistën amerikane për mbrojtje e zemrës ka zbuluar se personat, që përjeton sulm të qetë në zemër gjendet tri herë më në rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Sulme të tilla më shpesh prekin meshkujt, por janë më të rrezikshme te femrat, që në masë më të madhe rrezikohen nga vdekja.

(Kosova Sot)