Jetë më të gjatë ju mundëson peshku i pjekur

  • 25 May 2016 - 20:56
Jetë më të gjatë ju mundëson peshku i pjekur

Personat më të moshuar se 65 vjet që kanë nivel të lartë të aminoacideve omega 3 në gjak, jetojnë për 2,2 vjet më gjatë në krahasim me ata me nivel më të ulët të këtyre aminoacideve, thuhet në studimin amerikan. Në praktikë kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të peshkut të pasur me aminoacidet omega 3, mund të zvogëlohet numri i atyre që vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare në nivel global për 27-35 për qind, konsiderojnë ekspertët nga Universiteti në Harvard,transmeton gazeta Kosova Sot.

Rezultatet e këtij studimi kanë vërtetuar rëndësinë e aminoacideve omega 3 për sistemin kardiovaskular. Është vërtetuar se edhe konsumimi i rregullt i tunës dhe llojeve të tjera të peshkut (të pjekur në furrë apo skarë) parandalon tkurrjen e enëve të gjakut dhe muskulit të zemrës të meshkujt dhe femrat në moshë të shtyrë dhe pakëson rrezikun nga aritmia e zemrës - thekson dr. Darijus Mozzafarian, profesor nga Universiteti në Harvard dhe koautor i studimit. 

(Kosova Sot)