Ushqimet, që kurrë nuk duhet t'i hani, nëse dëshironi të humbni në peshë

  • 25 May 2016 - 21:03
Ushqimet, që kurrë nuk duhet t'i hani, nëse dëshironi të humbni në peshë

Të humbësh në peshë, nuk është aspak e lehtë, por rritja e vetëdijes rreth asaj se çfarë është e dëmshme, dhe ta përjashtoni, dërgon drejt humbjes në peshë.Njerëzit me mbipeshë janë më të prirë për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, pika në tru, diabeti depresioni, sindroma metabolike dhe kanceri.Në vijim ju paraqesim disa ushqime, të cilat kurrë nuk duhet t'i konsumoni, nëse dëshironi të humbni në peshë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

MARGARINA

cilësuar si alternativë shtesë për gjalpin, margarina është një tjetër ushqim plot me kalori dhe yndyrë dhe duhet ta shmangni. Yndyrat e hidrogjenizuara janë shumë më të dëmshme sesa yndyrat e ngopura të pranishme në gjalpë. Pos se shton në peshë, shton edhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. 

Image

BUKA E BARDHË

Nëse shikoni shtimin tuaj në peshë, është me rëndësi ta shikoni edhe konsumimin e bukës së bardhë. E vërteta është se buka e bardhë nuk ka ndonjë vlerë ushqyese, por vetëm kalori të zbrazëta. Karbohidratet në bukën e bardhë janë të yndyrshme, pasi që është ushqim me indeks të lartë glikemik. Shton rrezikun për diabet, si dhe për shtim në peshë. 

Image

PIJET ALKOOLIKE

Nëse e keni seriozisht për të humbur në peshë, atëherë duhet të ndaloni me konsumimin e pijeve alkoolike. Pijet alkoolike janë të pasura me kalori të zbrazëta, që nuk ju ngopin apo nuk ofrojnë ndonjë vlerë ushqyese. Kur këto kalori të zbrazëta përzihen me karbohidratet, yndyrat dhe proteinat ndalojnë procesin e shkrirjes së yndyrave dhe kontribuojnë në shtimin në peshë. 

Image

DRITHËRAT ME SHEQER

Konsumimi i rregullt i kafjallit të shëndetshëm mund t'ju ndihmojë në përpjekjet tuaja për të humbur në peshë, kjo për faktin se redukton urinë më vonë gjatë ditës. Kur ta anashkaloni kafjallin, jeni të prirë për të konsumuar ushqime të dëmshme të erëzuara. Sido që të jetë, nëse për kafjall konsumoni drithëra me sheqer, kjo nuk ndihmon aspak. Këto drithëra janë përplot me sheqer që në trup shndërrohen në yndyrë. 

Image

ÇIPSAT DHE PATATET E SKUQURA

Çipsat e patateve dhe patatet e skuqura njihen si ushqim i shpejtë dhe nëse i pëlqeni shumë, apo nëse i konsumoni shumë, humbjen në peshë harrojeni. Këto pjesë të përpunuara të patateve janë përplot me kalori dhe yndyrë, duke e bërë ushqimin më të tmerrshëm dhe më të dëmshëm për të humbur në peshë. Plus, patatet e skuqura shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak. 

Image

KOKOSHKAT E PËRGATITURA NË VAJ

Kokoshkat janë të shijshme dhe ushqim i shëndetshëm në formë të zamrës. Karbohidratet e tyre komplekse ju dhurojnë energji, ndërsa që përmbajtja e tyre me fibra ndikojnë që të ngopeni. Plus, kokoshkat janë të pasura me antioksidues. Por, kokoshkat komerciale të përgatitura në vaj, me të cilat kënaqeni në kinema, nuk janë zgjedhje e kënaqshme, sidomos nëse mëtoni të humbni në peshë. Janë të mbushura me kalori dhe yndyrë. 

(Kosova Sot)