Kurkuma kundër inflamacioneve

  • 26 May 2016 - 17:52
Kurkuma kundër inflamacioneve

Kurkuma ekzotike nuk është vetëm erëz e zakonshme, e cila gjellëve ua përmirëson shijen, por përdoret edhe si ilaç për lëndime, inflamacione dhe diarre

* Inflamacionet e fytit – në gjysmë gotë me ujë të ngrohtë tretni një lugë kurkumë (5 gramë) dhe një lugë kripë. Me një përzierje e fituar si kjo, disa herë gjatë ditës ta shpëlani gojën dhe inflamacioni shpejt do të kalojë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

* Për diarre – në një gotë kos të freskët, përzieni gjysmë lugë kurkumë dhe gjysmë lugë qimnon të bluar indian. Përzierjen e përgatitur e hani përnjëherë, e nëse diarreja nuk ndalon, përsëriteni edhe një herë.  

* Të djegurat  - në filxhanin për kafe hidhni kurkumë, e më pas pjesën e lënduar të gishtit e zhytni në pluhur dhe e shtypni për murin e enës. Nëse bëhet fjalë për të djegurat në pjesë të trupit ku nuk mund t’i trajtoni, mjafton që kurkumën ta vendosni në mënyrë të drejtpërdrejtë.  Plagët shërohen dhe nuk mbeten shenja. 

(Kosova Sot)