Lëngu nga bima e pavdekshmërisë: Heq kilogramët shtesë dhe helmet prej trupit

  • 27 May 2016 - 08:29
Lëngu nga bima e pavdekshmërisë: Heq kilogramët shtesë dhe helmet prej trupit

Lëngu nga bima aloe vera është burim i mirë për detoksim, e marrë parasysh se pastron organizmin, ndihmon në humbjen në peshë. Lëngu i bimës është i dobishëm edhe për zemër, parandalon absorbimin e kolesterolit në trup dhe pakëson sasinë e triglicerideve. Ndihmon te kapsllëku, por mos e teproni me konsumimin e tij, mund të shkaktojë diarre,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT PËR LËNGUN PËR DETOKSIM: Gjethen e bimës aloe vera Portokall Ujë (sipas dëshirës) 

PËRGATITJA: 1. Nxirrni xhelin nga gjethja e bimës 2. Dy lugë xhel i vendosni në gotë, e përzieni që të hollohet 3. Shtrydhni lëngun e portokallit për të fituar një gotë lëng, dhe ia shtoni lëngut të holluar të aloe verës 4. Sipas dëshirës, shtoni një gotë ujë 5. Përzieni për edhe rreth një minutë e më pas lëngu është i gatshëm për ta konsumuar. Kujdes: Mos konsumoni më shumë se 2 lugë xhel aloe vera në ditë. Nuk u sugjerohet ta konsumojnë gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. 

(Kosova Sot)