Ekspertët zbulojnë gjashtë fshehtësi të thjeshta, që ju ndihmojnë ta mposhtni fryrjet në stomak

  • 29 May 2016 - 13:40
Ekspertët zbulojnë gjashtë fshehtësi të thjeshta, që ju ndihmojnë ta mposhtni fryrjet në stomak

Koha që po kaloni duke tentuar në mbërthimin e zinxhirit të xhinseve, mos bëni panik nëse papritmas nuk mund ta vishni bluzën e dëshiruar, të cilin e vishnit para verës. Ndoshta nuk jeni duke vuajtur nga mbipesha, por thjesht jeni duke vuajtur nga fryrjet e stomakut, të shkaktuara nga uji dhe gazrat. Tani, nutricistja Dr. Marilyn Glenville zbulon se sa shpejt mund të zvogëloni stomakun e fryrë, me disa ndryshime dhe ushqime, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pini më shumë ujë

Trupi i njeriut është i përbërës nga rreth 70 për qind ujë, e ndoshta mendoni se nëse pini më pak ujë, më pak do të fryheni. Është krejt e pavërtetë. Dr. Marilyn, thotë: 'Shumica prej nesh nuk konsumon mjaftueshëm lëngje dhe, si për ironi, femrat që vuajnë nga mbajtja e ujit, mëtojnë ta kufizojnë konsumimin e lëngjeve duke pirë më pak. Në fakt, e vërteta është e kundërta. Kjo shkakton fryrje”.

Image

 

Kufizoni erëzat

Nëse jeni një adhurues i erëzës së njohur këri, zgjidhni një version më të butë, pasi që erëzat shtesë në ushqimin tuaj duhet të shmangen nëse dëshironi të shmangni fryrjen. Marilyn thotë: Disa ushqime pikante mund ta stimulojnë dhe lirojnë acidet në stomak, që më pas shkakton irritime dhe ushqimet e tjera mund të fermentohen në stomak, në sistemin tretës duke shkaktuar fryrje. 

Image

 

Hani më shumë fibra

Fibrat janë esenciale për të pasur një sistem të shëndoshë tretës dhe kanë ndikim pozitiv për zorrët, si dhe për pjesën tjetër të trupit. Dr. Marilyn thotë: 'Fibrat po ashtu parandalojnë ushqimin që të prishet brenda trupit tuaj, që mund t’ju japin simptomat e fryrjes. Konsumoni drithëra, kërpudha dhe patate të ëmbla”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Përtypeni ushqimin sa duhet   

Provoni ta përtypni ushqimin si duhet, derisa ushqimi të bëhet i lëngshëm – e kështu jo vetëm se do të ndikoni që ushqimi të tretet si duhet, por do t’ju ndihmojë të hani më ngadalë.  Po ashtu, kur t’ju marrë më shumë kohë ta përtypni ushqimin dhe ta shijoni ushqimin, shujtat tuaja janë më të kënaqshme dhe ju parandalojnë nga konsumimi i tepërt.

Image

 

Mos përtypni çamçakëz

Gojën tuaj ua mban të zënë dhe ju ndalon të hani keksë, por çamçakëzi ju shtyn që të përtypni dhe ajër, që shkakton fryrje. Dr. Marilyn ju këshillon: 'Po ashtu, përtypja e tij mund të stimulojë enzimat tretëse të presin ushqim, që më pas stimulon urinë”.

Image

 

Shmangni ëmbëltuesit

Megjithëse disa ushqime përmbajnë sheqerna natyrale, kini kujdes prej ëmbëltuesve artificialë që përmbajnë përbërësit organikë të quajtur sheqernat alkoolike, si ksylitoli dhe sorbitoli. Marilyn thekson: “Shumë njerëz vuajnë prej fryrjeve, sepse ata konsumojnë tepës sheqerna alkooli në ëmbëltuesit artificialë dhe nëpër pije, kështu që është me rëndësi të shmangni këta ëmbëltues sa më shumë që të jetë e mundur. Edhe pijet dietale përmbajnë sheqer, megjithëse kanë pak kalori, duhet t’i shmangni ato”.

Image

 

(Kosova Sot)