Pse nuk duhet ta vloni ujin e njëjtë dy herë?

  • 30 May 2016 - 17:11
Pse nuk duhet ta vloni ujin e njëjtë dy herë?

Është e vërtetë se uji i vluar është më i pastër sesa ai që nuk është vluar, por kjo nuk d.m.th. se uji duhet të vlohet 2 apo 3 a më shumë herë. Kur të vlojë uji, nga ai lirohen ca gazra të dëmshme, prandaj është edhe më i shëndetshëm sesa uji i freskët. Por, uji i cili ka vluar disa herë, përmban sasi tepër të madhe të arsenit dhe nitrateve, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se konsumimi i ujit të tillë paraqet rrezikun më të madh për organizëm. Ekspozimi ndaj arsenit mund të shkaktojë helmim, i cili zgjat me vite. Ky helmim mund të shkaktojë sëmundje të shumta, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin.

E, sa u përket nitrateve, ato gjenden gjithandej rreth nesh dhe, kryesisht, janë të pasherr. Por, në ujin, i cili ka vluar disa herë, ato mund të jenë tepër të rrezikshme.

Kur nitratet t’i ekspozohen një temperature tepër të lartë, për një kohë të gjatë, ato shndërrohen në nitrozamine, të cilat janë kancerogjene. Ato mendohet se mund të shkaktojnë leukemi, kancer të zorrëve, pankreasit, vezoreve, etj.

(Kosova Sot)