Hiqni qafe piklat, njollat në fytyrë

  • 22 June 2016 - 20:51
Hiqni qafe piklat, njollat në fytyrë

Hiperpigmentimi është rregullim i ngjyrës së lëkurës, që karakterizohet me hapësirat e errëta në lëkurë, e shkaktohet nga rritja e sasisë së melaninës, pigmentin e errët të lëkurës. Ekspozimi i dritës së diellit, shtatzënia, sëmundjet e caktuara, mosha ose traumat mund të ndikojnë në çrregullimin e melaninës dhe të krijojnë njolla ezmere të krijuara nga ky çrregullim beninj.

Shkaktarët e saktë mund të ndahen në të jashtëm dhe të brendshëm. Shkaktarët e jashtëm mund të jenë ata që vijnë nga rrethina, siç është ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të dielli apo shkaku i substancave kimike (betaksololi, minociklina, estrogjeni, progjesteroni dhe ngjashëm), transmeton gazeta Kosova Sot.

Shkaktarët e brendshëm kanë të bëjnë me trashëgiminë - personat me lëkurë të errët janë më të prirë për t'ju zhvilluar ky çrregullim. Piklat, njollat e plakjes dhe njollat nga dielli shkaktohen si pasojë e rrezeve të dëmshme ultravjollcë, që e dëmtojnë melaninën dhe rezultojnë me ngjyrim të përkohshëm apo të përgjithshëm. Njolla të tilla i hasim në fytyrë dhe duar, mirëpo mund të shfaqen në secilën pjesë të lëkurës së ekspozuar në diell.

Njollat mund të shfaqen edhe si pasojë e operacioneve apo traumave, që mund të ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, e edhe kur problemi të largohet, njollat e errëta mbesin. Melasma është hiperpigmentimi i lëkurës që shfaqet te femrat gjatë shtatzënisë, por mund të shfaqet edhe te meshkujt. Kryesisht njollat ezmere mbulojnë hundën dhe faqet. Ky çrregullim zakonisht kalon vetvetiu pas shtatzënisë dhe nuk shkakton probleme të mëdha.

ILAÇI NATYRAL KUNDËR HIPERPIGMENTEVE, NJOLLAVE, PIKLAVE

Merreni një lugë kurkumë pluhur. Ia shtoni një lugë lëng limoni. I përzieni mirë dhe i vendosni në hapësirat e prekura. E lini të veprojë për 15 minuta, të thahet e më pas e shpëlani me ujë të ftohë. Mos u ekspozoni menjëherë në diell. Sugjerohet ta përdorni para dushit. Përsëriteni këtë një ose dy herë në ditë, derisa t'i vëreni rezultatet. Ky ilaç me të vërtetë vepron, ndërsa që bazohet në recetën e vjetër të mjekësisë popullore indiane. Limoni e zbardh lëkurën, ndërsa kurkuma ndriçon atë, ndikon kundër inflamacioneve dhe lëkurës i dhuron shkëlqim.

(Kosova Sot)