Përgatiteni vetë pastën e dhëmbëve, për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm

  • 26 June 2016 - 23:47
Përgatiteni vetë pastën e dhëmbëve, për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm

S humica prej nesh, ditën e fillojmë dhe përfundojmë me pastrimin e dhëmbëve. Por, a jeni pyetur ndonjëherë se pasta e dhëmbëve, të cilën e përdorni për çdo ditë është e mirë për shëndetin tuaj? Pastat komerciale përmbajnë shumë helme të dëmshme. Disa substanca helmuese në pastat e dhëmbëve njihen si çrregulluese të hormoneve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Disa prej substancave madje janë kancerogjene. Këto pasta komerciale irritojnë mishrat e dhëmbëve dhe shkaktojnë inflamacione. Duke shikuar përbërësit e dëmshëm, që janë të përfshirë nëpër pastat e dhëmbëve, është shumë më e shëndetshme ta përgatitni vetë pastën tuaj për pastrimin e dhëmbëve në shtëpinë tuaj. Është shumë e lehtë për ta bërë. Plus, përbërësit që i përdorni në këtë recetë kanë veti të shumta shëruese për shëndetin oral. Po ashtu, do t'ju kushtojë më pak në krahasim me ato që i blini

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR TA PËRGATITUR PASTËN NATYRALE PËR PASTRIMIN E DHËMBËVE: 

Vaj kokosi Sodë të bukës Pluhur shafrani Ekstrakte mente

MËNYRA DHE UDHËZIME SI TA PËRGATISNI PASTËN:

1. Në një tas hidhni dy lugë të vajit të kokosit 2. Shtoni edhe dy lugë të sodës së bukës 3. Më pas, aty shtoni nga 10 deri 15 pika ekstrakte të mentës në këtë tas 4. 'E fundit, por jo më pak e rëndësishme, në përzierje shtoni nga ½ deri 1 lugë pluhur shafrani 5. I përzieni të gjithë përbërësit me një lugë prej drurit, kurrsesi të plastikës apo metalit dhe shumë shpejt do të keni pastën e shëndetshme për dhëmbë të shëndetshëm. 

SI TA PËRDORNI KËTË PASTË? 

Pastën e dhëmbëve ta ruani në një kavanoz të qelqtë, në frigorifer. Kur të keni nevojë për ta përdorur, merrni një sasi të vogël me lugën e drurit. Nëse keni ndonjë lugë të vogël të akulloreve, këtu mund ta përdorni. Përdoreni lugën në mënyrë që pastën ta shpërndani në pastën e dhëmbëve. Pastroni dhëmbët si zakonisht, duke ju dhënë vëmendjen e nevojshme, si nga para po ashtu edhe nga prapa. Përkujdesuni që në fund t'i shpëlani mirë dhëmbët me ujin e vakët. Në fund shpëlajeni edhe brushën e dhëmbëve, në mënyrë që t'i shpëlani grimcat e shafranit.  

(Kosova Sot)