Lëngu më i mirë për imunitet, lëkurë dhe detoksim të organizmit

  • 30 June 2016 - 10:57
Lëngu më i mirë për imunitet, lëkurë dhe detoksim të organizmit

Lëngu nga aloe vera ka efekt të mirë në shëndetin e njeriut. Pos se i ndihmon lëkurës, forcon sistemin imun dhe pastron organizmin. E pasur me minerale, lëngu nga aloe vera në mënyrë të suksesshme ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ndihmon në humbjen në peshë si dhe përmirëson tretjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fakt, bima aloe vera përmban enzima që janë të mira për tretje dhe largojnë helmet nga organizmi. Aloe vera përmban vitamina të shumta, përfshitë A, C, E, acid folik, B1, B2, B3, B6, dhe është njëra nga bimët e rralla që përmban vitamina B12, që ndihmon në punën e trurit dhe sistemit nervor. Nga mineralet përmban kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur dhe kalim.

 Nutricistja britanike, Madeleine Shaw, thotë: 'Aloe vera është e shkëlqyeshme edhe nëse ndjeni ndonjë problem subjektiv. Qetëson organet e brendshme dhe ndalon fryrjet'.  Lëngu nga kjo bimë në mënyrë tradicionale përdoret kundër psoriazës dhe ënjtjeve.

 Nëse e pini lëngu nga aloe vera do të merrni rreth 200 përbërës aktiv, përfshirë vitamina A, B1, B2, B3, B6, B12, C, E dhe acid folik. Sindroma e zorrëve të irrituara dhe acidi në lukth janë disa prej problemeve që i shëron po ashtu ky lëng.  

(Kosova Sot)