Ja si t'i humbni tre kilogramë për tri javë

  • 30 June 2016 - 12:46
Ja si t'i humbni tre kilogramë për tri javë

Nutricistët pohojnë se mjalti ka fuqi të jashtëzakonshme shëruese, ngase i shkrin yndyrat edhe gjatë kohës kur flini. Për këtë arsye, preferohet ta konsumoni pak para gjumit, edhe pse duket paksa e habitshme se diçka kaq e ëmbël ndihmon të humbni në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pse mjalti ndihmon të humbni në peshë?

Përgjigjja është në fuqinë metabolike, të cilën posedon mjalti. Sipas nutricistëve të njohur botërorë, mjalti nxit ndryshimet në metabolizëm, prandaj dhe ndikon mirë në trup dhe shkrin dhjamin, madje edhe derisa jeni në gjumë. Pra, pa vuajtur urie mund të humbni deri 3 kilogramë në javë. Nutricistët pohojnë se fshehtësia e kësaj diete është që sheqerin ta zëvendësoni me mjaltë. Dieta është efikase shkaku që trupi shkrin më shumë yndyrë gjatë disa orëve sa jeni në gjumë se sa në cilëndo kohë tjetër.

Sheqerin zëvendësojeni me mjaltë!

Shumë njerëz mendojnë se yndyrat janë armiku kryesor kur në pyetje është humbja në peshë, por ekzistojnë shumë fakte se fajtori kryesor është sheqeri. Largoni të gjitha llojet e sheqerit dhe zëvendësojeni atë me mjaltë. Fillojeni ditën me një lugë mjaltë në një gotë ujë të ngrohtë.

Proteina, proteina, proteina...

Pasi që të konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave, në këtë mënyrë siguroni që jeni të ngopur, që për një kohë paksa më të gjatë të mos kërkoni sheqerin. Hani peshk të pjekur, mish pule pa lëkurë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sallatë, pemë dhe perime

Kur në pyetje është kjo dietë, thjesht nuk ka shumë rregulla se sa shumë sallatë guxoni të konsumoni. Po ashtu, pini jogurt, konsumoni djathë të freskët dhe qumësht.

Ushqimi i shpejtë  

Kjo dietë funksionon vetëm i nëse shmangni kaloritë e pranishme në ushqimet e përpunuara. Pra, çips, ëmbëlsira, keksë, pije të gazuara, ushqim i pjekur, ushqim i përpunuar dhe ngjashëm.   

Një herë në javë shmangini karbohidratet!  

Së paku një herë gjatë javës përcaktojani vetes të mos konsumoni karbohidratet. Kjo do të thotë nuk ka bukë, oriz, makarona, miell, patate dhe drithëra.

Harrojini patatet!  

Dieta me mjaltë përfshin ndalimin e plotë të patateve, qoftë të pjekura, të ziera, çips, pire apo diç tjetër.  

(Kosova Sot)