Dy kilogramë për katër ditë

  • 24 July 2016 - 22:49
Dy kilogramë për katër ditë

Dietat që bazohen në uri nuk japin rezultate afatgjata, sepse kilogramët e humbur kthehen shpejt. Provojeni dietën laramane, e cila jep rezultate të mira. Mjafton që t'i ndiqni ngjyrat sipas ditëve dhe t'i konsumoni këto shujta të balancuara mirë, transmeton gazeta Kosova Sot.

DITA E BARDHË 

Kafjalli: Frape nga dy decilitra qumësht me pak yndyrë dhe me 2 banane Zamra: 1 banane Dreka: Krem supë nga kërpudhat, filetë pule e pjekur në skarë dhe një fetë buke integrale Darka: Makarona me djathë

DITA E VERDHË

Kafjalli: Frape nga 2 decilitra qumësht soje dhe një fetë pjepri Dreka: Krem supë nga kungulli, oriz me mish viçi Darka: Omëletë nga specat e verdhë Zamra: 1 grejpfrut  

DITA E GJELBËR

Kafjalli: 1 fetë buke të thekur, pashtetë nga tuna, një filxhan me çaj të gjelbër Dreka: Supë nga brokoli, një fetë buke të thekur Darka: Dy pjesë mishi të bardhë të pulës, sallatë e gjelbër Zamra: 1 mollë e gjelbër 

DITA E KUQE 

Kafjalli : Frape nga 2 decilitra qumësht dhe 250 gramë mjedra (bën të jenë edhe të ngrira) Zamra: 1 grusht me pemë me lëvozhga Dreka: 2 speca të kuq të mbushur, një fetë të bukës integrale dhe një sallatë me domate Darka: Makarona me salcë të domateve dhe me djathë parmezan, një filxhan me çaj nga hibiskusi Ky regjim i të ushqyerit nuk është i vështirë pasi që e përjashton mundësinë e urisë. Nëse gjatë një dite në tavolinë keni ushqime të vetëm një ngjyre, do të hani shumë më pak dhe do të liroheni shpejtë nga kilogramët e tepërt. 

(Kosova Sot)