Rozmarina, një bimë me të vërtetë mrekullibërëse

  • 25 July 2016 - 15:37
Rozmarina, një bimë me të vërtetë mrekullibërëse

Shkencëtarët thonë se me konsumimin e rregullt të rozmarinës, mund të parandalohet paraqitja e kancerit. Ja disa nga vetitë e tjera të kësaj bime, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Lufton mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje. – Eozmarina i mbron ushqimet nga bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm. 

2. Zvogëlon rrezikun nga shumë lloje të kancerit -  duke përfshirë kancerin e gjirit, të zorrës së trashë dhe të lëkurës.  

3. Përmirëson memorien dhe punën e trurit. – Rozmarina ruan shëndetin dhe pengon dobësimin e funksioneve të tij. Nëse keni vërejtur se keni filluar të harroni, atëherë përdoreni rozmarinën më shumë.

4. Mbron nga plakja e parakohshme. – Me gjasë keni dëgjuar për radikalet e lira, të cilat janë armiq të shëndetit tonë duke shkaktuar plakje të parakohshme si dhe shumë sëmundje tjera. Rozmarina lufton fuqishëm radikalet e lira.

(Kosova Sot)