Ulni shtypjen e gjakut me supë pule

  • 25 July 2016 - 17:58
Ulni shtypjen e gjakut me supë pule

Supa e pulës mund të jetë shumë e dobishme në luftë kundër shtypjes së lartë të gjakut, por është e dobishme edhe te ftohja dhe gripi. Shkencëtarët suedezë thonë se kolagjeni i kaçikëve të pulës ka veprim të njëjtë me atë të ilaçeve që përdoren kundër shtypjes së gjakut. Kolagjeni përmban katër proteina të ndryshme, të cilat ndikojnë me mjaft efikasitet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Supa e pulës është efikase edhe kundër ftohjes dhe gripit. Ajo e rrit efektin e ilaçeve dhe lirimin e organeve të frymëmarrjes nga sekretimi i trashë. Në anën tjetër, ajo zëvendëson lëngjet dhe mineralet e humbura, të cilat gjatë këtyre sëmundjeve humben me djersë të tepërt. Në supën e ngrohtë, të freskët, të pulës është mirë që të shtoni edhe majdanoz të freskët, të grirë. 

(Kosova Sot)