Pemët të cilat e përshpejtojnë metabolizmin
Nëse doni që ta ruani peshën ideale, apo t'i humbni kilet e tepërta, atëherë shikoni se cilat ushqime mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim, transmeton gazeta Kosova Sot.
MOLLËT
Një mollë në ditë ndikon në përshpejtimin e metabolizmit tuaj dhe në pastrimin e mëlçisë, në të njëjtën kohë. Për më tepër, mollët ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe glukozës në gjak. Sikur kjo të mos mjaftonte, është parë se mollët përmirësojnë edhe memorien.
DARDHAT
Dardhat janë të pasura me vitamina dhe acid folik. Ato ndikojnë edhe në përshpejtimin e metabolizmit dhe zvogëlojnë nivelet e lipoideve në gjak. Dardhat mund t'i hani të freskëta, apo të ziera.
AGRUMET
Agrumet, sikur portokajtë, limonët dhe lajmetë kanë tri shtresa me veti të ndryshme fitokimike, duke përfshirë edhe vitaminën C. Si rezultat i kësaj, ata kanë veti të forta antioksiduese, prandaj e forcojnë sistemin imunitar. Ato po ashtu e përshpejtojnë metabolizmin, me çka ua mundësojnë humbjen e kileve të tepërta.
USHQIMET DJEGËSE
Mund të mendoni se ushqimet pikante nuk janë të shëndetshme, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Studimet më të reja tregojnë se tri orë pas konsumimit të ushqimeve djegës, metabolizmi i tij mund të përshpejtohet deri në 25%. Ato ndihmojnë në djegien e kalorive dhe në lirimin e endorfinave, substancave që na bëjnë të ndihemi të lumtur.
KIVI
Kjo pemë e gjelbër, me origjinë nga Kina është e pasur me fibra, prandaj ndihmon në trajtimin e konstipacionit. Kivi po ashtu përmban sasi të mëdha të vitaminave, gjë që e bën atë të mrekullueshme për sistemin tonë imunitar. Niveli i lartë i fibrave e rregullon edhe metabolizmin, duke e përshpejtuar atë. Mjafton një kivi në ditë për t'i përmbushur nivelet ditore me vitaminë C.
PJEPRI
Kjo pemë përmban sasi të madhe të ujit, aq shumë, sa që lirisht me të mund ta shuani edhe etjen. Pjepri është i pasur edhe me kalium, i cili e përshpejton metabolizmin tuaj. Pra, duke ngrënë pjepër mund të humbni në peshë.
(Kosova Sot)