Veshja për zbulim të epilepsisë

  • 26 July 2016 - 22:43
Veshja për zbulim të epilepsisë

Procesi i vështirë i diagnostikimit të epilepsisë ka gjasa të jetë bërë më i lehtë falë një veshjeje të mençur elektronike që mund të vishet në shtëpi ose nën rrobat e përditshme që vazhdimisht monitoron shenjat vitale të organizmit. Bluza me mëngë të gjata dhe kapela janë të pajisura me sensorë që regjistrojnë aktivitetin e muskujve dhe trurit dhe komunikojnë me një aplikacion për telefon të mençur në mënyrë që mjekët t'i zbulojnë ndryshimet e shpejta sapo të ndodhin ato, transmeton gazeta Kosova Sot.

Veshja e krijuar nga kompania franceze 'BioSerenity', i monitoron bartësit e saj jashtë spitalit derisa merren me aktivitetet e tyre të përditshme. Ajo gjithashtu mund të përdoret për vlerësim të pacientëve për të zbuluar se çfarë e nxitë sulmin. Bluza dhe kapela lidhen me telefon përmes 'Bluetooth'-it, ndërsa aplikacioni i përpunon dhe analizon të dhë- nat. 

(Kosova Sot)