Sallata e shijshme për humbje në peshë

  • 27 July 2016 - 21:00
Sallata e shijshme për humbje në peshë

PËRBËRËSIT E SALLATËS PËR 4 PERSONA:
• Gjysmë koke lakër jeshile;

•Gjysmë koke lakër të kuqe;

•1 mollë e llojit Fuji;

•¼ e qepës;

•60 g arra të grira imtë;

•60 g rrush të terur.

Përbërësit grini hollë, e në fund shtoni edhe arrat dhe rrushin e tharë. Më pas e qitni salcën, e cila përgatitet kështu:

Përzieni 2 lugë uthull molle, gjysmë luge piper të kuq, 80 g jogurt me pak yndyrë, pak kopër dhe kripë deti. Kjo sallatë ju ngopë, ju kënaq me shije dhe ju bën që të ndiheni shumë më mirë, transmeton gazeta Kosova Sot. Nuk keni nevojë t'i numëroni kaloritë! 

(Kosova Sot)