Dieta ketogjene - gjithçka që duhet të dini rreth saj

  • 28 July 2016 - 21:46
Dieta ketogjene - gjithçka që duhet të dini rreth saj

Deri më tani keni dëgjuar se dietat me pjesëmarrje të ulët të karbohidrateve janë shumë efikase për humbje në peshë. Ndikojnë mirë edhe kundër shumë sëmundjeve.

Dieta ketogjene është shumë e vjetër, ndërsa që popullaritetin e ka arritur në vitin 1994, kur ylli nga Hollivudi, Jim Abrahams ka shëruar djalin e vet nga epilepsia me këtë regjim të ushqimit, transmeton gazeta Kosova Sot.

USHQIMIN QË DUHET TA KONSUMONI

Sugjerohet që shumicën e shujtave ta bazoni në bazë të këtyre ushqimeve Vezë; Mish - proshutë, biftek, mish pule, gjeldeti, mish të kuq; Gjalpë; Djathë; Avokado; Peshk të yndyrshëm si ton, salmon dhe skumbri; Fara dhe fruta me lëvozhgë të fortë - arra, fara të lirit, fara të kungullit, badem, farat çia; Vaj të shëndetshëm si të ullirit, të kokosit po dhe vaj avokadoje; Erëza - piper dhe kripë dhe bimë shëruese; Perime me pak karbohidrate - domate, qepë, speca dhe shumica e perimeve me gjethe të gjelbër.

USHQIMET QË DUHET SHMANGUR

Të gjitha ushqimet e pasura me karbohidrate duhet t'i shmangni. Kjo është lista e ushqimeve që duhet të shmangni: Të gjitha pemët, përpos sasive të vogla të dredhëzave; Ushqimet e ëmbëltuara, si "smoothie", dhe lëngjet e pemëve, tortat, akulloret, ëmbëlsirat, pijet e gazuara; Nishestenë dhe drithërat - flluskat, pastat, orizin, makaronat, bukën nga gruri dhe ngjashëm; Bishtajoret - fasule, lente, bizele; Perimet me rrënjë, si patate, karota dhe ngjashëm; Erëzat dhe salcat që përmbajnë sheqer shtesë; Alkooli; Yndyrat e dëmshme, si majoneza ose vaji nga perimet; Prodhimet dietale pa sheqer shtesë.

MENYJA PËR NJË JAVË

E HËNË

Kafjalli - vezë, proshutë dhe domate. Dreka - sallatë me pulë, vaj ulliri dhe djathë "Feta". Darka - salmon me shparguj të zier në gjalpë.

E MARTË

Kafjalli - borzilok, vezë, domate dhe djathë të dhisë. Dreka - gjalpë nga kikirikët, qumësht bademi, pluhur kakao dhe "milkshake" me bimën stevia. Darka - qofte me perime dhe djathë.

E MËRKURË

Dreka - sallatë me karkaleca me avokado dhe vaj ulliri. Darka - mish gjedhi me sallatë.

E ENJTE

Kafjalli - omëletë me avokado, speca, qepë, erëza dhe salcë. Dreka - një grusht fruta me lëvozhgë të fortë dhe selino. Darka - pulë e mbushur me djathë dhe perime.

E PREMTE

Kafjalli - omëletë me djathë dhe domate. Dreka - mbetjet nga darka paraprake. Darka - vezë, biftek, kërpudha dhe sallatë.

E SHTUNË

Kafjalli - omëletë me proshutë dhe perime. Dreka -proshutë me djathë dhe një grusht fruta me lëvozhgë të fortë. Darka - peshk i bardhë, i përzier me vezë dhe spinaq të zier në vaj kokosi.

E DIEL

Kafjalli - vezë me proshutë dhe kërpudha. Dreka - hamburger ma salcë, djathë, sallatë. Darka - biftek me vezë dhe sallatë. 

(Kosova Sot)