Konsumoni rrush për djegie të dhjamit

  • 28 August 2016 - 14:19
Konsumoni rrush për djegie të dhjamit

Dietën me rrush e ka zbuluar Dr. Ana Bins, eksperte e njohur britanike e dietave, e me të as që do të ndjeni se jeni në dietë, ndërsa pa mundim dhe pa uri për një javë mund t'i humbni madje edhe tre kilogramë. Për t'ia arritur qëllimit, në ditë nuk guxoni të konsumoni më shumë se 1.200 kalori., raporton Gazeta Kosova Sot

Përveç kësaj, duhet të konsumoni 400 gramë rrush, që përmban 280 kalori shtesë, kështu që llogaritja mund t'ju hutojë. Me planin tonë javor të të ushqyerit këtë do ta bëni shumë lehtë, e do të konsumoni aq kalori sa ju nevojiten. Përveçqë do të humbni peshë, falë rrushit zorrët tuaja do të punojnë më mirë, organizmi do të jetë më i pastër dhe do t'i djegë më shpejtë rezervat e dhjamit.

ÇFARË LEJOHET? - 400 gramë rrush në ditë - vezët - të gjitha llojet e mishit, duke i përfshirë frutat e detit - perimet si domatja, speci, qepa, trangulli, kungullesha, patëllxhani, lakra, karota dhe kërpudha. - të gjitha llojet e pemëve - rreth 150 gramë mjaltë dhe pemë të thara në javë - vetëm vaj ulliri - çaji, e kohë pas kohe edhe lëngu u pa ëmbëltuar

ÇFARË NDALOHET? - të gjitha llojet e sheqerit - fasulja - bizelja - çokollata - kripa - majoneza - tharmi - uthulla 

(Kosova Sot)