Shurupi kundër kollës

  • 28 August 2016 - 22:19
Shurupi kundër kollës

Kolla është e shpeshtë në këtë pjesë të vitit, por ekziston një ilaç që është natyral dhe efikas. Shurupin kundër kollës mund ta bëni sipas një recete të vjetër, e krejt çfarë ju duhet janë fiqtë e tharë dhe sheqeri, transmeton gazeta Kosova Sot.

Përbërësit: • një enë me fiq • një enë me sheqer • një deri në dy enë me ujë Procedura:

1. Fiqtë e tharë së bashku me sheqerin i qitni në një tenxhere dhe ua shtoni ujin, por vetëm sa për t'i mbuluar të gjithë përbërësit.

2. Përzierjen e zieni deri kur të shkrihet krejtësisht sheqeri, dhe kur përzierja të bëhet një masë e dendur e ngjashme me shurupin. I nxirrni fiqtë, ndërsa shurupin e qitni në një shishe.

3. E pini me gllënjka të vogla gjatë tërë ditës dhe problemi juaj me kollën do të zhduket gradualisht. Dhe fiqtë mund t'i përdorni edhe kundër dhimbjeve në gjoks dhe mund t'i konsumoni derisa janë ende të lagët.

4. Për të gjithë ata që nuk guxojnë që të konsumojnë sheqer ekziston një recetë edhe më e thjeshtë. E vloni një litër ujë dhe në të i qitni gjashtë fiq të tharë. I zieni për katër minuta dhe i nxirrni nga uji. Pija e fituar është gjithashtu shumë e shëndetshme pasi që është e pasur me hekur, kalium dhe me një materie antibiotike që krijohet gjatë tharjes, ndërsa lirohet gjatë zierjes. Lëreni që të ftohet dhe e pini gjithashtu në gllënjka të vogla gjatë tërë ditës.

(Kosova Sot)