Receta për reduktim të nivelit të sheqerit në gjak

  • 28 August 2016 - 22:28
Receta për reduktim të nivelit të sheqerit në gjak

Ekspertë të ndryshëm pohojnë se receta shtëpiake në pazëtë vezës së zier është shumë efikase dhe aleate e dobishme në luftën kundër nivelit të lartë të sheqerit në gjak, ndërsa e redukton atë shumë shpejtë, shkruan 'Webtribune'. Vërejtje: kur përdoret ky ilaç duhet të jeni të kujdesshëm me konsumimin e ushqimeve të tjera dhe gjithsesi duhet shmangur ushqimet që rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Ju nevojiten vetëm dy përbërës, e ata janë uthulla dhe një vezë e zier, transmeton gazeta Kosova Sot.

RECETA

Në mbrëmje e zieni një vezë dhe e qëroni e më pas me pirun ia bëni disa vrima. E vendosni në një enë dhe i qitni uthull. E lini që të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes e hani vetëm vezë, pra mos e konsumoni uthullën që nuk është absorbuar. Gjatë ngrënies e pini një gotë me ujë të vakët në të cilën më par keni qitur një lugë me uthull. Dihet që vezët janë shumë ushqyese dhe se janë të pasura me proteina. Një kafjall i tillë do ta reduktojë oreksin dhe do të kontribuojë që të keni më shumë energji. Ky ilaç shtëpiak ia vlen që të provohet! Është shumë i thjeshtë dhe bëhet lehtë, ndërsa është i sigurt dhe shumë efikas. 

(Kosova Sot)