Konsumimi i picave ju dobëson, ja mënyra

  • 30 August 2016 - 08:15
Konsumimi i picave ju dobëson, ja mënyra

Pica e njelmët plot me djathë, proshutë me ndonjë spec pikant, mund të jetë zgjidhja për humbje në peshë, nëse është për t'ju besuar studimeve dhe hulumtimeve në Portugali. Por, kënaqësia në picë lejohet vetëm një herë në javë, ditëve të tjera, gjashtë sa kanë mbetur, duhet pasur kujdes në konsumimin e kalorive, transmeton gazeta Kosova Sot.

Është dëshmuar se kjo metodë ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të konsumoni diçka të njelmët një herë në javë njerëzit e përjetojnë si shpërblim për mundin e bërë dhe për të hequr dorë nga disa ushqime në gjashtë ditët e ardhshme. Në studim kishin marrë pjesë vullnetarë të ndarë në dy grupe. Dy grupeve u ishte lejuar që një herë në javë të hanë 1.500 kalori. Por, njëri grup kishte privilegjin të konsumojë picë apo ndonjë ëmbëlsirë me shumë kalori. Nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë konsumuar më pak kalori. Pikërisht ky grup kishte rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht kishin humbur më shumë kilogramë.

(Kosova Sot)