A munden gjashtë shujta në ditë të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, ekspertët thonë se po

  • 30 August 2016 - 19:31
A munden gjashtë shujta në ditë të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, ekspertët thonë se po

Mjekët kalojnë periudhë të gjatë kohore duke ju treguar pacientëve që të hanë më pak, jo shumë. Por, kjo mundet të ndryshojë pasi që studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i gjashtë shujtave në ditë mundet të jetë fshehtësia e mposhtjes së sëmundjeve të zemrës. Një studim tregon se shujtat, gjashtë apo edhe më shumë në ditë, ulin rrezikun që të prekeni nga mpiksjet e gjakut, duke ulur rrezikun për 30 për qind, në krahasim me ata që konsumojnë tre apo katër shujta në ditë,raporton Gazeta Kosova Sot

Dhe, ajo që duket të jetë edhe më e rëndësishme është se rreziku ulet nëse merrni dozat e rekomanduara prej 2,500 kalorive për meshkuj dhe 2,000 për femra. Këto zbulime na shtyjnë të ri-mendojmë rreth shprehive të ngrënies. Tash e një kohë të gjatë, mjekët kanë këshilluar pacientët që t'ju përmbahen 3-4 shujtave në ditë, të konsumojnë kafjall, drekë dhe darkë si dhe të minimizojnë ushqimet e grimcuara dhe ushqimet e yndyrshme.

Studimi i fundit i publikuar në revistën "Annals of Epidemiology", sugjeron se kjo vetëm sa e përkeqëson shëndetin e zemrës. Shkencëtarët që qëndrojnë prapa këtij studimi, theksojnë se trupi më mirë është në gjendje të metabolizojë sasitë e vogla të energjisë. 

(Kosova Sot)