Gjashtë ushqimet më të mira për humbje në peshë

  • 30 August 2016 - 23:12
Gjashtë ushqimet më të mira për humbje në peshë

Nëse dëshironi,apo keni nevojë të humbni në peshë,mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke konsumuar ushqim të ekuilibruar që ju kënaq.Në vijim ju paraqesim gjashtë ushqimet për humbje në peshë,dhe mund të filloni sa më shpejt që është e mundshme,raporton gazeta Kosova Sot

DRITHËRAT Trupi juaj djeg dyfish më shumë kalori nëse hani drithëra, sidomos ushqimet e pasura me fibra, si elbi dhe orizi integral. Këto drithëra duhet t'i konsumoni për kafjall apo si pjesë e drekës. Për shembull, mund të hani bollgur me drithëra me pak qumësht për kafjall, një shujtë që ju furnizon me fibra, kalcium dhe karbohidrate, të nevojshme për ta filluar ditën.

Image

 

 

MISH PA YNDYRË Proteinat kanë një efekt të fortë në shkrirjen e kalorive. Ato djegin rreth 30 për qind të kalorive që i përmban ushqimi gjatë tretjes, kështu, nëse hani gjoks pule që përmbajnë 300 kalori, trupi juaj do të shkrijë rreth 90 kalori vetëm me tretje. Për më shumë, mishi me pak dhjam e yndyrë është një ushqim ideal që ju lejon të humbni në peshë.

Image

 

PRODHIMET E QUMËSHTIT ME PAK YNDYRË Të pasura me kalcium dhe të pasura me sasi të konsiderueshme të vitaminës D, prodhimet e qumështit me pak yndyrë ju ndihmojnë ta forconi dhe ta rritni masën muskulore, që është esenciale për të pasur një metabolizëm funksionues.

Image

 

ÇAJI I GJELBËR Duke konsumuar katër gota çaj të gjelbër në ditë, u ka ndihmuar një numrit të madh të njerëzve që të humbin më shumë se pesë kilogramë për tetë javë, bazuar në studimin e publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition". Mënyrë e mirë për t'u siguruar se pini sasi të mjaftueshme çaj të gjelbër, është që një shishe ta mbani gjithmonë në frigorifer.

Image

 

 

LENTET Një gotë lente përmban 35 për qind të nevojave ditore të rekomanduara të hekurit, që është faktor i mirë, duke konsideruar se rreth 20 për qind e njerëzve nuk posedojnë sasinë e mjaftueshme të hekurit. Nëse nuk merrni sasi të mjaftueshme me hekur, metabolizmi juaj ngadalëson.

Image

 

SALCË OSE SPECA PIKANTË Kapsaicina, një përbërës që gjendet në salcë dhe në specat pikantë, e ngroh trupin tuaj, që mundet ta ngadalësojnë absorbimin e kalorive shtesë. Këtë substancë mund ta konsumoni përmes salcës pikante, specave të përgatitur, të papërpunuar apo në formë të specave të bluar. 

Image

 

(Kosova Sot)