Top-burimet për karbohidrate të shëndetshme

  • 25 September 2016 - 23:24
Top-burimet për karbohidrate të shëndetshme

Nëse ua ktheni shpinën karbohidrateve vetëm se dëshironi të humbni në peshë, nuk është aspak ide e mirë. Karbohidratet janë esenciale për metabolizmin e aminoacideve dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Në vijim ju paraqesim burime më të forta për karbohidrate të shëndetshme,transmeton Gazeta Kosova Sot.

 Orizi i vrugët

Ka shumë lloje të orizit në planet, dhe orizi i vrugët, është një ndër më të shëndetshmit falë sasisë së madhe me fibra dietale. Studimet kanë treguar se konsumimi i dy shujtave në javë me oriz të vrugtë redukton rrezikun që të prekeni nga diabeti, tipi 2. Orizi i vrugët është i pasur me magnez dhe vitamina B2, B3 dhe B6, që japin energji.

Image

Patatet e ëmbla

Përpos se e furnizon trupin me energji, falë sasisë së madhe me karbohidrate të mira, patatet e ëmbla po ashtu përmbajnë sasi mbresëlënëse me vitamina A, të domosdoshme për shëndetin e syve. Përfshini ato në ushqimin e përditshëm dhe nuk do të rrezikoheni nga mbipesha, artriti, astma, diabeti.

Image

Bollguri

Kjo shujtë e mëngjesit jo vetëm se është e mbushur me karbohidrate të shëndetshme, por fibrat dietale në të ndihmojnë të mos rrezikoheni nga kapsllëku, kanceri i zorrës së trashë e madje edhe nga sëmundjet e zemrës. Një shujtë me bollgur është ideale për personat që vuajnë nga diabeti.

 Bananet

Shumë persona që merren me ushtrime konsumojnë banane pasi që trupit i dhurojnë energji. Edhe ju mund të përfitoni nga konsumimi i bananeve. Bananet janë të mbushura me kalium dhe e forcojnë zemrën, e po ashtu kanë dhe magnez, mangan, vitamina B6 dhe C.

Image

 Bishtajat

Është njohuri e zakonshme midis vegjetarianëve se bishtajat janë burim i proteinave për ta. Jeni vegjetarian apo jo, duhet ta keni shprehi të shtoni më shumë bishtaja në ushqimin tuaj për t’u furnizuar me sasi të mjaftueshme me karbohidrate. Janë edhe burim për kalium, hekur, magnez, kalcium dhe vitamina B6.

Image

Perimet me gjethet e gjelbra

Secili e di se lakra, spinaqi, lakra jeshile, selino dhe shumë perime të tjera me gjethe të gjelbër furnizojnë trupin me sasi të mirë me fibra dietale. Por, a e keni ditur se përmbajnë edhe karbohidrate? Gjëja më e këndshme për perimet me gjethe të gjelbër është se furnizojnë me vitamina dhe minerale, pa shkaktuar konsumimin me kalori. 

Image

 

(Kosova Sot)