Specat, ilaç natyral për shumë sëmundje

  • 26 September 2016 - 17:48
Specat, ilaç natyral për shumë sëmundje

Specat janë një nga llojet më popullore të perimeve në botë, e po ashtu është lehtë të kultivohen. Pos se kanë shije të këndshme, kanë edhe veti të ndryshme shëruese. Në 100 g speca të kuq të freskët gjenden 92 për qind ujë, 6 gramë karbohidrate, 0,99 gramë proteina, 0,3 gramë yndyrë dhe 1,2 gramë fibra dietale. Specat janë burim i hatashëm për vitamina A, C dhe B6. Janë burim i mirë edhe për acid folik, fibra dietale, vitamina B2, niacinë dhe kalium, pastaj vitamina K, mangan, vitamina B dhe magnez. Sa më të freskët që të jenë specat, shumë më i lartë është niveli me vitamina dhe me minerale. Specat për katër herë më shumë përmbajnë vitamina C, në krahasim me portokajtë dhe posedojnë rreth 30 nutriente nga grupi i karotenoideve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Konsumimi i rregullt i specave ndikon në:

Ngritjen e sistemit imun, zbut PMS-në, inkurajon prodhimin e kolagjenit, përmirëson shikimin, mbron nga kanceri i prostatës, shton disponimin, ndikon në rritjen e flokëve, përmirëson metabolizmin dhe ndikon në humbjen në peshë. 

(Kosova Sot)