Dieta me mollë – për 3 ditë 2.5 kilogramë më pak

  • 30 September 2016 - 21:48
Dieta me mollë – për 3 ditë 2.5 kilogramë më pak

A keni dëgjuar ndonjëherë për dietën që zgjat tri ditë, nga e cila për vetëm 62 orë do të humbni dy kilogramë e gjysmë? Dihet se dietat e shkurta nuk janë të shëndetshme dhe nuk do të themi as ne se është një dietë që duhet ta praktikoni shpesh, por nëse me të vërtetë dëshironi të shkëlqeni me trupin në një fustan, por keni shtuar peshë, dieta me mollë ua mundëson që në mënyrë të shëndetshme ta arrini këtë. Kjo dietë kërkon vullnet dhe disiplinë. Kjo dietë me mollë përmirëson punën e zorrëve, sepse ato vetvetiu përmbajnë shumë mbetje. Më e mira te kjo dietë është se nuk do të ndiheni të plogësht, sepse mollët ju mbajnë të fortë, përmbajnë ujë, vitamina, sheqer, ndërsa nga ana tjetër kanë pak kalori,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Menyja për  tri ditët është e njëjtë!

Kafjalli:

 1 gotë kafe ose çaj (mundet me sheqer të vrugtë)

1 mollë të qëruar me pak limon (pak sheqer të vrugtë sipas dëshirës)

Zamra:

1 gotë çaj kaçe (për forcim të pastrimit të organizmit)

Dreka:

2 mollë të shtypura me dy lugë jogurt dhe pak sheqer të vrugtë

Pije – ujë mineral ose të thjeshtë ose çaj kaçe

Zamra:

1 mollë e freskët e paqëruar

Darka:

2 mollë ashtu si janë ose të shtypura (mollët mos i qëroni)

Kur t’ju kapë uria, pini sa më shumë lëngje. Pos çajit të kaçes mund të pini edhe limonadë ose çaj të gjelbër.

 

Rezultatet:

Nëse ia keni dale të duroni këto tre ditë në dietë, besojmë se keni vërejtur ndryshimet te kilogramët, do të keni lëkurë më të shëndetshme. Në fakt keni hequr qafe përbërësit e dëmshëm, keni përmirësuar tretjen dhe qarkullimin.