Nutricistët zbulojnë shprehitë e shëndetshme që përmirësojnë jetën

  • 22 October 2016 - 08:28
Nutricistët zbulojnë shprehitë e shëndetshme që përmirësojnë jetën

Karbohidratet nuk janë aq të dëmshme siç tregohen, por duhet konsumuar nga pemët dhe perimet, bishtajat dhe drithërat integrale. Mos u hidhni në patate, makarona dhe prodhime nga pjekurinat,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Vaji i ullirit, avokadoja dhe vaji i kungullit, duhet të jenë “must-have”

Yndyrat janë të rëndësishme në secilin ushqim, por mos e teproni as me vezët, as me vajin e kokosit, që tashmë janë në trend. Aminoacidet mono të ngopura nga vaji i ullirit, avokados, kungullit, janë një “must-have” në ushqim. Mos harroni as aminoacidet omega-3 nga peshku i kaltër, salmoni, farat çia dhe farat e lirit e të arrave.

Sa më shumë fibra

Hani sa më shumë brokol, lakër, pastaj dhe bishtajat si fasule e lente. Hani orizin integral, derisa pemët dhe perimet mos i qëroni. 

(Kosova Sot)