Si ta hiqni qafe më shpejt ftohjen

  • 22 October 2016 - 18:44
Si ta hiqni qafe më shpejt ftohjen

Ftohjet mesatarisht zgjatin midis 5 dhe 7 ditë dhe duket si diçka që nuk mund të shmangen, derisa mënyrat ekzistojnë. Shumica prej nesh virusin e mendojnë se e kanë në vete, por pa simptoma, që do të thotë se duhet forcuar sistemin imun mjaftueshëm për t'i parandaluar simptomat e ftohjes, transmeton gazeta Kosova Sot

Ja disa mënyra.

MOS E TEPRONI ME MARRJEN E VITAMINAVE C

Marrja e këtyre vitaminave nuk arrin parandalimin e ftohjes, pos në raste të rralla te vrapuesit profesionistë apo atletët. Zinku mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes nëse merret në afat prej 24 orëve të para të ftohjes. Zinku edhe qetëson simptomat e ftohjes, e këtë e dëshmojnë edhe disa studime, derisa disa të tjera theksojnë se forcojnë mukozën e hundës, duke pakësuar gjasat që viruset të ngjiten. Me konsumimin e zinkut duhet pasur kujdes, sepse nëse përdoret në shtigje të gjata mundet të shkaktojë të vjella dhe mundime. Nëse personat pranë jush janë të ftohur dhe teshtijnë, shmangni prekjen e hundës apo syve tuaj. Viruset pikërisht në këtë mënyrë depërtojnë nga njëri te tjetri njeri. Zakonisht shpëlani duart dhe jini me kujdes kur të prekni objektet, sepse përmes teshtitjes bakteret mund të fshihen dhe qëndrojnë në objekte të ndryshme.

(Kosova Sot)