Bimët që shërojnë gjithçka, nga ulcerat e deri te fryrjet në stomak

  • 22 October 2016 - 21:31
Bimët që shërojnë gjithçka, nga ulcerat e deri te fryrjet në stomak

Bimët janë një formë antike e mjekësisë. Mund të përdoren për të trajtuar një brend të gjerë sëmundjesh, nga të djegurat, te ulcerat, fryrja në stomak, problemet me fyt, pagjumësi dhe psoriazë. Ekspertët paralajmërojnë të mos merrni suplemente të bimëve pa këshilluar mjekun. Në vijim ju paraqesim vetitë shëruese të disa bimëve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

MENTA

Ky është një ilaç i vjetër shtëpiak, bimor. Çaji nga menta, nga gjethet e mentës, ndihmon tretjen, dhimbjet e barkut dhe gazrat. Po ashtu, mundet t"i zbutë edhe dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Vaji i saj në formë të avullit mundet të ndihmojë te sinuset, astma dhe në fyt. 

Image

HUDHRA

Ky është një fryt që i takon familjes së qepëve. Mund të konsumohet në baza ditore apo në formë të tabletave. Përmban antiseptikun natyral, alibinë dhe ndihmon sistemin imun. Nëse e merrni rregullisht, ndihmon te kolla dhe ftohjet. Ndihmon edhe te sinuset dhe krimbat në zorrë. 

Image
 
ALOE VERA
 
Kjo është bimë tropikale që përmban xhel, i cili vjen nga shtrydhja e gjetheve. Xheli mundet të lehtësojë dhimbjet si pasojë e djegieve dhe plagët e lehta. Po ashtu, ndihmon kundër kërpudhave, baktereve dhe ekzemës. Shpëlarja e gojës me hudhër ndihmon mishrat e dhëmbëve. Tinktura me gjethe lehtëson kapsllëkun. 
 
Image

XHENXHEFILI

Rrënja e xhenxhefilit përdoret për ekstrakte dhe vaj. Po ashtu, mund ta konsumoni të freskët. Xhenxhefili ndihmon në parandalimin e fryrjeve dhe mbron kundër ulcerave në stomak. Përmban edhe përbërës aktivë që lehtësojnë dhimbjet. Nuk duhet të përdoret nga personat që vuajnë nga gurët në fshikëzën e tëmthit. 

Image

KAMOMILI

Kjo është një bimë me gjethe të buta, që rritet nëpër mbarë Evropën. Çaji nga kamomili ka efekt zbutës dhe ndihmon në lehtësimin e pagjumësisë. Si një vaj esencial, ka efekt qetësues edhe në sistemin nervor. Ndihmon me problemet e tretjes dhe redukton problemet gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjet në abdomen. 

Image

LIVANDA

Livanda ka përbërës prej antiseptiku, dhe mund ta vendosni në mënyrë të drejtpërdrejtë te kafshimet, thumbimet, të djegurat dhe plagët. Po ashtu, ka efekt zbutës. Disa pika vaj livande në jastëk mund t'ju ndihmojnë të flini më rehatshëm. Lulet mund të përdoren për çaj, ndihmon në reduktimin e stresit. 

 (Kosova Sot)

 
'