Shkuarjen në "WC" mos e lini "për më vonë"

  • 24 October 2016 - 19:04
Shkuarjen në

Jetën e kemi përplot me shprehi të ndryshme. Shumica e dinë kohën e kafesë, drekës, dushit, por edhe kur duhet shkuar në WC. Për dallim nga të tjerat, anashkalimi për të shkuar në "WC" mund të shkaktojë telashe shëndetësore. Shkuarja në tualet për nevojë është proces natyror dhe askush nuk duhet anashkaluar. Për shumicën e njerëzve, koha më e mirë dhe më e shëndetshme për të shkuar në tualet është në mëngjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në fakt, gjatë natës sistemi ynë tretës e tretë ushqimin, që e kemi konsumuar gjatë ditës dhe ditën vijuese është e gatshme për të dalë jashtë trupit. Shkuarja një herë në ditë në "WC" është normale, por edhe nëse kjo ndodh një herë në dy apo tre ditë, dhe nuk ndjeni telashe, nuk përbën problem, sqarojnë ekspertët. Problemet shfaqen atëherë kur ndjeni nevojë të shkoni, por e anashkaloni, jeni për ngut, apo arsye të tjera. Pra, mos e anashkaloni kurrë dhe mos e lini për më vonë.

(Kosova Sot)