Adhuroni ushqimet me kalori negative, sa më shumë që i hani, më shumë dobësoheni

  • 27 October 2016 - 15:42
Adhuroni ushqimet me kalori negative, sa më shumë që i hani, më shumë dobësoheni

Çfarë në fakt është bilanci negativ i kalorive? Përgjigjja është e thjeshtë: kur ushqimi kërkon që trupi të shkrijë më shumë kalori në procesin e tretjes, se sa që përmes tretjes fiton prej tyre. Këto ushqime janë ato me indeks të ulët glikemik, me përmbajtje të lartë të fibrave, që prodhojnë ndjenjën e ngopjes, kështu që dëshira për ushqim pakësohet,transmeton gazeta Kosova Sot. Perime, pemë dhe bimët shëruese që gjenden në listën e ushqimeve me kalori negative janë të pasura me vitamina dhe minerale. Këto ushqime përmirësojnë metabolizmin dhe prodhimin e enzimave dhe kështu aktivizojnë aftësinë e trupit për të shkrirë dhjamin. Perimet në këtë listë janë shpargujt, borania, rrika, lulelakra, lakra, karota, lakra jeshile, selino, rrepa dhe rrepka, trangujt, bizelja, preshi, çikorja, spinaqi, sallata, domatja. Pemët: Mollë, mjedra, boronica, grejpfruti, limoni dhe limoja. Erëzat dhe bimët shëruese që gjenden në këtë listë janë kanella, karafili, anisi, specat pikant, koriandri, qimnoni, kopra, farat e lirit, hudhra, xhenxhefili, majdanozi, qepa dhe lakërishta.

KËTO BIMË KONTRIBUOJNË NË:

Përmirësojnë metabolizmin dhe nxitin përdorimin e yndyrave; Shtojnë nivelin e energjisë; Stabilizojnë nivelin e sheqertit në gjak; Përmirësojnë tretjen dhe pastrojnë zorrën e trashë; Pastrojnë mëlçinë; Parandalojnë inflamacionet; Ulin kolesterolin në gjak; Zbutin stresin, ankthet dhe depresionin.

(Kosova Sot)