Pijeni supën "magjike", për 7 ditë humbni 4 kilogramë

  • 27 October 2016 - 15:49
Pijeni supën

Dieta me supë është e bazuar në shujtat e lëngshme të cilat lehtë treten dhe përmbajnë materiet e domosdoshme shëruese,transmeton gazeta Kosova Sot. Ky regjim i ushqimit zgjat një javë dhe mund të humben deri katër kilogramë, nëse i përmbaheni drejt dhe strikt. Me rëndësi është që secila shujtë të përbëhet nga supa shtëpiake, në sasi të pakufizuar. Kjo mund të jetë supë e pastër apo krem supë, ose supë me mish dhe me perime. Gjatë këtyre ditëve shmangni ushqimin e përpunuar, ëmbëlsirat dhe ushqimet e grimcuara. Pakësoni konsumimin e karbohidrateve në minimum e në supë mund të hidhni mish të bardhë të pulës, sepse është i pasur me proteina. Supat mund t'i përgatitni një natë përpara, e për të mos ju mërzitur shujtat, mund të bëni eksperimente me shije dhe aroma të ndryshme. Një pjatë me supë përmban rreth 300 kalori, e supat mund t'i merrni me vete edhe në vendin e punës, në termos apo t'i konsumoni të ftohta. Ana e mirë e kësaj diete është se supat mund t'i konsumoni në sasi të pakufizuar. 

(Kosova Sot)